Gjendet trupi i pajetë i një personi në Rrugën e Elbasanit

Kronikë e zezë

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Rrugën e Elbasanit

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 21:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person i pajetë është gjendur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Elbasanit,  Tiranë.

Ai është pikasur nga kalimtarët dhe sipas policisë është i moshës 50-vjeçare, ndërsa nuk dihet akoma identiteti i tij.

“Më datë 04.06.2022, në Rrugën e Elbasanit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.” – bën me dije policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat