Një ngatërresë mes të rinjve ka përfunduar me të plagosur sot në Ferizaj.
Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast një 35-vjeçar është therur nga një person.
Burimet e sinjalit brenda Emergjencës kanë njoftuar se viktima fillimisht është trajtuar në Spitalin e Ferizajt e më pas është transferuar në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda.
Sipas informacioneve të para, deri më tani nuk ka të arrestuar për këtë rast.