Policia e ka një zgjidhje për pushuesit që kthehen në kryeqytet në fundjavë në kushtet kur autostrada Durrës –Tiranë është e ngarkuar.
Nuk bëhet fjalë për marrjen e ndonjë mase, për shmangien e trafikut, por autoritetet e rendit janë mjaftuar vetëm me një udhëzim drejtuar shoferëve.
Nëse doni të shmangni mbi ngarkesën e Durrësit në Tiranë për të mbërritur në kryeqytet, duhet të përdorni rrugën alternative, atë të Ndroqit.
Rruga tjetër e rekomanduar nga policia është rruga Elbasan-Tiranë.