Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (5 Qershor) në Vlorë.
Policia bën me dije se , rreth orës 18:28, në lagjen "11 Janari", Vlorë, një automjet i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin E. H., rreth 42 vjeç.
Kuy i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
"Më datë 05.06.2022, rreth orës 18:28, në lagjen "11 Janari", Vlorë, një automjet i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin E. H., rreth 42 vjeç, banues në lagjen "Rilindja", Vlorë, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.”- thuhet në njoftim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.