Një person është gjetur pa shenja jete në një garazh në fshatin Hallaq i Madh në Lipjan.
19-vjeçari dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke bërë vetëvrasje.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë, thonë burimet e sinjalit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Mediat lokale raportojnë se viktima është 19-vjeçari Alton Krasniqi nga Hallaqi i Lipjanit.