Në orët e hershme të mëngjesit sot është raportuar për një mjet shpërthyes në qendër të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiri.
Sipas tij, gjatë natës është raportuar për një mjet shpërthyes në qendër të qytetit mirëpo me intervenimin e policisë Zahiti bën të ditur se mjeti i pa shpërthyer është deminuar dhe është larguar nga vendi.
“Gjatë natës në rrugën ” Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, është raportuar për një mjet të pa shpërthyer ( granatë dore) njësitet përkatëse policore për deminim janë marrë me rastin dhe kanë larguar mjetin”, ka deklaruar Zahiri.