Një 16 vjeçar është therur me thikë në Kaçanik.
Personi me inicialet B.B, është nxënës i një shkolle.
Si i dyshuar policia e ka arrestuar 17 vjeçarin A.M, si të dyshuar për therjen.
Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Kështu tha Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
“Sot rreth ores 11:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në QMF në Kaçanik nje nxënës i një shkolle në Kaçanik kishte kerkuar ndihme mjekësore. Në lidhje me këtë policia e Kaçanikut ka dalë në vendin e ngjarjes .Nga hetimet e para dyshohet se personi me inicialet B.B (M/K) 16 vjeçar nxënës, është arrestuar me dyshimin se ka lënduar ( therur) me thikë personin tjetër me inicialet A.M (M/K) 17 vjeçar edhe ky nxënës. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor” – tha Veseli.