Një rast i trishtë ka ndodhur në Suharekë, ku një 13-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një me të cilin ishte njoftuar përmes rrjetit social “TikTok”.
Mësohet se rasti ka ndodhur derisa e mitura po kalonte kohë me të dyshuarin, në orët e mesditës.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vajza u njoftua me këtë person në rrjete sociale, me të cilin fillimisht kishin komunikuar për disa ditë me radhë dhe më pas kanë vendosur që të takoheshin.
Por gjatë këtij takimi, i dyshuari e ka sulmuar të miturën seksualisht dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sinjali mëson se pas denoncimit të këtij rasti në Polici, janë aktivizuar njësitet përkatëse për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.
Ndërkohë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “sulm seksual” që të hetohen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.