Dy raste të ngacmimeve seksuale janë raportuar në Prishtinë, përgjatë 24 orëve të fundit.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e përditshëm.
“Zona Industriale, Prishtinë 06.06.2022 – 10:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit një person i panjohur ndaj saj kishte kryer veprën penale të lartëcekur. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë relevante, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.
“Prishtinë 04.06.2022 – 06:20. Me datën 06.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se përmes telefonit e kishte ngacmuar viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur më tutje.