Arrestohet 24-vjeçari për posedim të drogës

Kronikë e zezë

Arrestohet 24-vjeçari për posedim të drogës

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Në orët e mbrëmjes së datës 08 qershor 2022, policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ku gjatë kontrollit te i dyshuarii është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike me peshë 0.6 gram.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar D. A.., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat