Podujevë: Burri me probleme psikike sulmon gruan dhe vajzën

Kronikë e zezë

Podujevë: Burri me probleme psikike sulmon gruan dhe vajzën

Nga: H.O. Më: 8 qershor 2022 Në ora: 10:22
Ilustrim

Sipas raportit të policisë, një burrë në Podujevë me problem psikike ka sulmuar bashkëshorten dhe vajzën e tij, dhe më pas është arrestuar.

Pas sulmit, vajza ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari më pas është dërguar për trajtim në repartin e psikiatrisë.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Podujevë 07.06.2022 – 12:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me probleme psikike për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij dy viktimat femra kosovare. Si pasoj e dhunës lëndime trupore kishte pësuar  viktima - vajza  e të dyshuarit e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari për shkak të krizës mendore është dërguar për trajtim në repartin e psikiatrisë./Bota sot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat