Ndërron jetë fëmija 2 vjeç, ra aksidentalisht nga kati i pestë i banesës

Kronikë e zezë

Ndërron jetë fëmija 2 vjeç, ra aksidentalisht nga kati i pestë i banesës

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 17:19
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Një fëmijë 2 vjeç ka humbur jetën.

Mësohet se i mituri ka rënë aksidentalisht nga kati i pestë i banesës.

“Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat