Arrestohet 61 vjeçari, dyshohet se vodhi 3 mijë euro

Kronikë e zezë

Arrestohet 61 vjeçari, dyshohet se vodhi 3 mijë euro

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 00:52
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet për vjedhjen e 3 mijë eurove. 61 vjeçari i arrestuar është fshati Kostadincë e Kamenicës, vend ku edhe u vodhën paratë. Te i dyshuari S.N. janë gjet dhe konfiskuar paratë 3000€ dhe ju kanë  pronarit legjitim. Gjithashtu atij i është konfiskuar edhe një pushkë gjysmë automatike pa fishekë. 

“Ankuesi M.K.Serb P. A.(1939) , ka raportuar dje Policisë së Kosovës se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij në fshatin Kostadincë komuna Dardanë dhe i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë prej 3000 €”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Njësia e hetimeve sot me datë 10.06.2022 kanë arrit ta identifikojnë të dyshuarin serb shtetas i Kosovës S. N.  (1961) po nga i njëjti fshat si i dyshuar për këtë rast. Te i dyshuari S.N. janë gjet dhe konfiskuar paratë 3000€ dhe ju kanë  pronarit legjitim. Tek i dyshuari është konfiskuar edhe një pushkë gjysmë automatike pa fishekë”.

“I dyshimti fillimisht është arrestuar nga policia e Kosovës dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.  Prokurori i shtetit është njoftua lidhur me rastin, dhe i njëjti ka urdhëruar se ndaj të dyshimtit të ngritet kallëzim penal  “Vjedhje” dhe “armë mbajtje pa leje”, rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat