Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një grua është gjetur pa shenja jete dje në një banesë në Pejë.
Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Adem Jashari, Pejë 10.06.2022-14:39. Në një banesë është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.