Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në mëngjes në Gjakovë ku cak i hajnave ka qenë një tyrbe.
Siç njofton Policia, disa persona të panjohur kanë thyer dritaren e tyrbes dhe kanë hyrë në objektin e tyrbes, ku kanë vjedhur 50 euro.
Lidhur me këtë rast është arrestuar një burrë.
I njëjti, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.