Tentoi të fuste në veturë ish të dashurën, arrestohet personi
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti kishte tentuar të fuste në veturë ish të dashurën e tij.
Rasti ka ndodhur dje dhe është hapur si “Lëndim i lehtë trupor”.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.