Nëna raporton në polici se po e rrahin vajza dhe dhëndri

Kronikë e zezë

Nëna raporton në polici se po e rrahin vajza dhe dhëndri

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Një nënë ka raportuar në polici se vajza dhe dhëndri i saj ushtrojnë dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa dhëndri dhe vajza janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë: 

DHUNË NË FAMILJE /Prishtinë 15.06.2022 – 18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se vajza dhe dhëndri i sajë janë duke ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj sajë. Viktimës i është ofruar tretmëni mjekësorë. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare (dhëndri dhe vajza e viktimës). Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat