Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit seksual në Prizren.
Siç bëhet e ditur viktima femër ka raportuar se fillimisht është dehur dhe më pas është keqpërdorur seksualisht nga dy persona të pa njohur.
E njëjta ka pranuar ndihmë mjekësore.
“SULM SEKSUAL / Prizren 16/17.06.2022 – NN. Viktima femër kosovare ka pranuar ndihmë mjekësore dhe sipas saj fillimisht është dehur e më pas është keqpërdorur seksualisht nga dy persona të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia në raporton 24 orësh.