Një shtetas i huaj gjendet pa shenja jete në Vërmicë të Prizrenit

Kronikë e zezë

Një shtetas i huaj gjendet pa shenja jete në Vërmicë të Prizrenit

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Një person është gjetur i vdekur këtë të shtune në Vërmicë të Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi theksoi se viktima është gjetur afër xhamisë së fshatit, derisa dyshohet të jetë shtetas i huaj.

Sot rreth orës 16:22, është gjetur një trup i pajetë në afërsi të xhamisë së fshatit Vërmicë të Prizrenit, i cili dyshohet te jetë shtetas i huaji”, është shprehur Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe përfaqësuesit e policisë së Shqipërisë, për shkak se rasti ka ndodhur në vijën kufitare me Shqipërinë.

Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes, përfshirë prokurorin e shtetit, hetuesit nga IML si dhe përfaqësuesit e policisë se Republikës së Shqipërisë. Për detaje do tu njoftojmë me raport shtesë lidhur me këtë rast”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat