Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për tri raste të personave të zhdukur.
Një femër është raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë, ndërsa një mashkull dhe një femër të zhdukur janë raportuar edhe në Obiliq.
“Fushë Kosovë 17.06.2022 – NN. Ankuesja femër kosovare ka informuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.
“Obiliq 17.06.2022 – 14:00. Raportohet se dy persona, një mashkull dhe një femër kosovare janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.