Një autobus është aksidentuar mbrëmjen e kësaj të premte në Ferizaj, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:20.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se autobusi i kishte këputur telat e rrymës.
“Ju njoftojmë se rreth orës 21:20 në rrugën e Ferizajt, ka ndodhur një aksident ku i përfshirë është një autobus i cili ka këputur telat e rrymës dhe një korsi ka qenë e bllokuar për pak kohë. Sipas hetimeve janë lënduar lehtë tre persona”, ka thënë Hashani.
Me rastin janë duke u marrë njësitet e trafikut rajonal.