Në lagjen “Dardania” në komunën e Prishtinës po dyshohet se dikush ka hedhur një granatë dore në rrugë.
Si pasojë e kësaj tri vetura të parkuara kanë pësuar dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes ka dal Policia e Kosovës e cila ka rrethuar vendin e ngjarjes me shirit.
Nuk dihet ende arsyeja e këtyre veprimeve.
Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë vendin ku ka ndodhur ngjarja.