Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e 24-vjeçarit në Pejë.
Në raport thuhet se një person ka raportuar që e ka vërejtur një person tjetër të shtrirë në ballkonin e një dhome.
Me të marrë informacionet, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë.
Mjeku përgjegjës e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa janë mbledhur edhe disa prova që i shërbejnë hetimeve.
Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“HETIM I VDEKJES|Pejë 22.06.2022 – 05:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në ballkonin e një dhome ka vërejtur viktimën mashkull kosovar të shtrirë. Njësitë relevante policore dhe një ekipi i ndihmës së shpejtë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku përgjegjës është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë mbledhur provat që i shërbejnë hetimit të rastit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.