Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një fshat të Komunës të Rahovecit.
Rastin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj nga rajoni i Gjakovës.Sipas njoftimit të policisë viktima është gjetur i varur.
Sot rreth ores 08:40min. Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm-Komuna Rahovec, viktima mashkull/kosovar lindur në vitin 2003 e kishte varë veten.
Patrulla policore së bashku me autoambulancë kanë shkuar në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Njësitet relevante të policisë dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes me vendimin e të cilit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti do të trajtohet si “Hetim i vdekjes”.