Një person ka sulmuar me thikë një tjetër pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete dje në Gjilan.
I dyshuari është arrestuar, kurse viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Sadullah Brestovci, Gjilan 24.06.2022-12:15. Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar me mjet të mprehtë –thikë viktimën mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar ku gjatë kontrollit i janë gjet dhe konfiskuar 8 gram substancë narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.