Policia e Kosovës, njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, mbrëmë në ora 21:00, ka arritur të vërejë dhe më pas të ndjekë hyrjen e mallrave përmes rrugëve malore ilegale nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës.
Policia ka ndaluar një mjet transportues të mbyllur, furgon, në të cilin ka gjetur dhe sekuestruar:
Vaj motorik 50 bidona x 20l = 1000 litra
Divan (mobile ) dysh = 10 copë
Divan (mobile) njëshe = 40 copë
Tavolinë (mobile) = 2 copë, si dhe
Pjesë të ndryshme për mobileje.
Njësia e Policisë Kufitare me mbështetje të hetimeve rajonale dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për hetimin e rastit si dhe parandalimin e rasteve të tilla, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.