Një person është gjetur pa shenja jete sot në Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai tha se me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.
Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.