Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të shtunën një person në Fushë-Kosovë të dyshuar për mashtrim.
Sipas njoftimit të Policisë, kontabilisti i një firme kishte njoftuar se një i dyshuar ka pranuar rreth 9000 euro për furnizim me mall, por se nuk e ka dorëzuar mallin.
“I dyshuari është arrestuar.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.