Një person ka raportuar se i kishte vërejtur katër persona duke vjedhur në shtëpinë e tij.
Viktima kishte arritur ta identifikojë njërin nga të dyshuarit, ku e kishte kapur dhe kishte tentuar ta ndalojë por që i dyshuari mashkull kosovar sulmon viktimën dhe arrin të largohet së bashku me të dyshuarit e tjerë.
Rasti ka ndodhur dje në Gjakovë, ku më pas i dyshuari i identifikuar arrestohet dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Ndërsa tre personat e tjerë gjenden në arrati.