Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një mashkull.
Në raportin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur të dielën pasdite në Fushë Kosovë, përcjell Ballkani.info
“SULM SEKSUAL/F. Kosovë 26.06.2022-18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar” , thuhet në raportin e PK-së
Sipas policisë i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.