Një person nga Ferizaj ka njoftuar policinë se një femër është zhdukur.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur gjatë të dielës e ku thuhet se prej që është larguar nuk dihet më për vendndodhjen e saj.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti në procedurë hetimore.