Të shtunën, një burrë në Ferizaj ka raportuar në Polici se është kanosur nga një grua, njofton Policia e Kosovës.
E dyshuara është intervistuar, mirëpo pastaj është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.
“DHUNË NË FAMILJE | Ferizaj 25.06.2022 – 21:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga e dyshuara femër kosovare. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.