Përveç grave që janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, shpesh konfliktet lindin edhe mes prindërve me fëmijët dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën “Abdurrahim Buza”, në Prishtinë.
Sherri ka nisur mes prindërve dhe djalit të tyre, të cilin e kanë akuzuar se ua ka marrë një shumë të të hollave prej 50 euro, pa dijeninë e tyre. Kjo i bëri ata që ta sulmojnë të birin 20-vjeçar, duke e goditur nëpër pjesët e trupit.
Pasi Policia mori informacionin, dy prindërit e dyshuar u arrestuan dhe të njëjtit u dërguan në stacion policor për intervistim.
Ndaj tyre, kanë nisur hetimet për veprën “Dhunë në familje”.