Është arrestuar një person pasi që gjatë kontrollimit të Policisë, i janë konfiskuar një revole me gjashtë fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
RAPORTI
Rr. Tahir Zajmi, Prishtinë 27.06.2022 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një revole me 6 fishekë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.