Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën ‘Agim Ramadani’ në kryeqytet, ku vetura ka goditur dy vajza të reja.
Shoferi që ka goditur vajzat me veturën e tipit Audi 80 ngjyrë hiri me targat 01-816-// ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Media ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet se tashmë atje kanë dalë ekipi mjekësor, teksa bëhet e ditur se gjendja e dy vajzave është shumë e rëndë.