4 të rinj janë arrestuar në flagrancë, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", në Fier.
Shtetasit Julian Tafa, 20 vjeç, Enerik Metaj, 23 vjeç, Albano Metaj, 22 vjeç dhe Elsi Kapaj, 20 vjeç, banues në Fier, u arrestuan, pasi në lokalin ku ishin ulur në bulevardin “Ramiz Aranitasi”, kanë kundërshtuar punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të cilët kanë qenë duke ushtruar kontroll për paligjshmëri, në këtë subjekt.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Vijon...