Tentoi ta sulmoj policin derisa ishte duke e kontrolluar, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronikë e zezë

Tentoi ta sulmoj policin derisa ishte duke e kontrolluar, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka tentuar ta sulmoj fizikisht zyrtarin policor i cili ishte duke  e kontrolluar në trup.

Rasti ka ndodhur të enjten në orën 21:59 në Prishtinë.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar ta sulmoj fizikisht zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar i cili ishte duke  e kontrolluar në trup”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat