Një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi dje në Gjakovë, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Personi që ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra është shoferi i autoambulancës, Skofiar Gjini 33-vjeçar.
Ndërkohë për vdekjen e tij kanë reaguar edhe miq e të afërm, të cilët kanë bërë të ditur se i ndjeri ishte djali i vetëm i familjes.
Personat e lënduar si pasojë e këtij aksidenti fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës, e më pas janë transferuar për në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm.
Njoftimin për aksidentin fatal e ka dhënë edhe babai i të ndjerit nëpërmjet një postimi në Facebook. Gëzim Gjini ka thënë se Skofiari ishte djalë hastreti, që la pas vetës dy vajza.
Postimi i plotë:
SKOFIAR DJALË HASRETI - DRITA E SYVE!
Pse na ike kështu, pse i la Babë e Nonë, Grua dhe dy Vajza!?
Përfundoj jeta për Ty por edhe për Ne si Prindër!
Shkove në orar pune të shpëtosh jetë, e humbe jetën tënde!
Këtë shkaktar vdekjeje, lë ta dënoj Ligji ose do ta dënoj Kanuni!
Skofiar të emërova me emër, Skofiar ishe në jetë!
Mr. Skofiar Gëzim Gjini (1989-2022)
Varrimi dhe e pamja, sot, më datë 1 korrik 2022 (e premte) ora 19:00 - Varrezat e Reja, Gjakovë.