Një person është zhdukur në Novobërdë.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti është raportuar nga vëllai i tij, derisa i njëjti ka treguar së personi i zhdukur është me të meta mendore.
“Fsh. Llabjan, Novobërd 01.07.2022 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij, viktima mashkull kosovar me probleme mendore ka dalë nga shtëpia, nuk është kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Njësitë policore janë duke e hetuar rastin dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.