Është arrestuar një person në Drenas për shkak se kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të premtën pas orës 19:00.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë.