Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në Veternik të Prishtinës, ku si pasojë e goditjes nga një veturë ka humbur jetën një motoçiklist.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Raportohet se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë me targa lokale ka goditur motoçikletën që drejtohej nga viktima mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.”, ka njoftuar Policia.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.