Policia njofton për një grabitje të armatosur në një pompë derivatesh në Piranë të Prizrenit.
Sipas raportit të policisë aty janë vjedhur 3 mijë euro.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
GRABITJE E ARMATOSUR/ Fsh. Piranë, Prizren 04.07.2022 – 00:50. Dy ankues meshkuj kosovarë kanë informuar se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së zjarrit u ka grabitur rreth 3000 euro para të gatshme, rasti është duke u hetuar.