​Parandalohet një rast i kontrabandës me emigrantë në Vërmicë, ishin futur në autoambulancë

Kronikë e zezë

​Parandalohet një rast i kontrabandës me emigrantë në Vërmicë, ishin futur në autoambulancë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me emigrantë, në Vërmicë.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se gjashtë emigrantë janë hasur në një ambulancë.

“Sot, më 05.07.2022 rreth orës 05:30, patrulla policore nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Vërmicë, ka ndaluar një automjet, (auto-ambulancë) me targa vendore dhe gjatë kontrollimit, në automjet janë hasur gjashtë emigrantë ilegal (tre shtetas Sirian dhe tre shtetas nga Bangladeshi). I dyshuari mashkull, shtetas kosovar, i moshës 45 vjeçare është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar i PTH Prizren”, thuhet në njoftim.

Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore dhe emigrantët do të trajtohen në bazë të procedurave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat