Një grua ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një taksist në mëngjesin e hershëm në Prishtinë.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, teksa këta të fundit njoftojnë se rasti është në hetim.
“Ankuesja femër ka raportuar se me datën e lartë cekur, është ngacmuar seksualisht nga taksisti.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.