Dogana e Kosovës ka konfirmuar se njësitet antikontrabandës në kuadër të planit operativ sot kanë parandaluar katër raste të tentim kontrabandës në regjionin e Mitrovicës.
Njësit e doganës kanë identifikuar automjetet e dyshimta të cilat edhe janë ndaluar në orët e mëngjesit. Automjete transportuese bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia.
Në automjetin e parë janë gjetur 1200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitro solvent. Në automjetin e dytë është hasur në 1470 litra pije joalkoolike. Në automjetin e tretë është hasur në 2329 litra pije joalkoolike. Në automjetin e katërt është hasur në 900 litra tretës/nitro solvent.
Të gjitha automjetet dhe mallrat janë sekuestrua derisa ka filluar procedura kundërvajtëse.