Tre persona janë arrestuar dje në Fushë Kosovë pasi të njëjtit e kanë sulmuar një të mitur.
Viktima ka marrë tretman mjekësor, kurse të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Fushë Kosovë 07.07.2022 – 22:00. Janë arrestuar tre të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë për shkak se e kanë sulmuar fizikisht viktimën i mitur mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia.