Është raportuar se burrë e grua nga Drenasi janë rrahur mes veti në ditë Bajrami, duke i shkaktuar lëndime njëri tjetrit.
Policia ka intervenuar rreth orës 09 e 30 minuta.
Çiftit bashkëshortor u është ofruar tretman mjekësor dhe pas konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Me rastin është duke u marrë policia e Drenasit.