Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane, duke shkaktuar pasiguri te qytetarët.
Një rast i tillë ndodhi edhe pasditen e djeshme në Rakinicë të Skenderajt, ku shtëpia e cila kishte mbetur ‘vetëm’, u bë cak i hajnave.
Rreth orës 17:30 në shtëpinë e viktimës, hajnat dyshohet se hynë nga dritarja, duke vjedhur kështu sasi të konsiderueshme parash, e stoli ari.
Burime brenda Prokurorisë bëjnë me dije se pasditen e djeshme kur askush nuk ishte në shtëpi, familjes nga Skenderaj hajnat i vodhën para në vlerë prej 26 mijë eurove e stoli ari në vlerë 2 mijë euro, derisa i dëmtuan edhe televizorin në vlerë 1200 euro.
Sinjali merr vesh se rasti është iniciuar si vjedhje e rëndë, por akoma nuk ka ndonjë pistë hetimi konkrete dhe as persona të dyshuar.