Jo rrallëherë vetura të vjedhura në një shtet tjetër, gjenden në një tjetër.
Veç veturave, në Kosovë po ‘importohen’ edhe telefona të vjedhur.
Një rast i tillë është identifikuar dy ditë më parë në Vushtrri, pas lajmërimit se para një viti në Maqedoninë e Veriut në një mobil-shop, janë vjedhur disa telefona celularë.
Prokuroria thotë se vjedhja është kryer më 09 shtator të vitit 2021, derisa njëri nga këta telefona është sinjalizuar në territorin e Republikës së Kosovës, saktësisë në Vushtrri dy ditë më parë.
Telefoni është gjetur në posedim të dëshmitarit 1, i cili sipas burimeve ka deklaruar se këtë telefon e ka blerë gati një vit më parë në mobil shop “Astriti”, në Vushtrri me vlerë 900 euro.
Pronari i këtij mobil shopi, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, derisa telefoni i vjedhur është sekuestruar.