Edhe një aksident i rëndë në magjistralen Podujevë – Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Kronikë e zezë

Edhe një aksident i rëndë në magjistralen Podujevë – Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Lluzhan.

Në këtë aksident, siç ka mësuar Llapi.info, janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë ka edhe persona të lënduar.

Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.

Duhet theksuar se pak më parë edhe një tjetër aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rrugën Prishtinë – Podujevë, respektivisht në Vranidoll.

Për të dyja këto, media është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosoëvs.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat